DualAFS synon punësim më të mirë të të diplomuarve, njohuri dhe kapacitet inovativ në shkencat e bujqësisë dhe zooteknisë, si dhe përmirësimin e konkurrencës në fushën e biznesit në sektorët e bujqësisë dhe ushqimit për të fituar të ardhura më të mira në të ardhmen. Në një shtrirje afatgjatë, synimi është të sjellë prosperitet në rajonet e thella dhe rurale të Shqipërisë dhe Kosovës.
DualAFS zhvillon njohuritë e studentëve dhe të përfituesve të tjerë në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore me origjinë bujqësore dhe me origjinë shtazore. DualAFS ndihmon dhe në ndërkombëtarizimin e arsimit në shkencat bujqësore, nxit risitë dhe ndërton ura dhe shtigje të forta midis palëve të interesuara në nivele të ndryshme. DualAFS gjithashtu përmirëson hapjen e arsimit të lartë përmes materialeve inovative arsimore dixhitale dhe duke mbështetur disponueshmërinë e arsimit.Për të kontribuar në këtë, DualAFS do të:1.zhvillojë dy modele inovative të kurrikulave Bachelor, duke integruar aksesin në praktikë, si dhe mjetet dhe materialet ndërvepruese të të mësuarit elektronik dixhital:
- Kurrikula e dyfishtë BA për Zootekni dhe Sigurinë e Produkteve me Origjinë Shtazore në UBT;
- Kurrikula e dyfishtë BA për Agrobiznes në UOK;
- Rritja e rëndësisë së formimit praktik gjatë shkollimit të studentëve duke intensifikuar trainimin praktik, si dhe bashkë-krijimin e programeve të studimit të dyfishta me partnerë jouniversitarë nga sektori i agrobiznesit, zooteknisë dhe sigurisë ushqimore;
- zhvillimi i kapaciteteve dhe ofertave të të mësuarit gjatë gjithë jetës në departamentet e IAL-ve;
- zhvillimi i mjeteve të të mësuarit elektronik për transferimin e njohurive.