Lista e paketave të punës është paraqitur më poshtë dhe është e strukturuar sipas tre llojeve kryesore:

Përgatitja:

  • WP1 – Konstituimi i projektit

Qëllimi i WP1 është të krijojë bazën e projektit në institucionet partnere për sa i përket përgjegjësive organizative në lidhje me detyrat dhe tematikat e projektit (Platforma Virtuale e Projektit, Takimi Fillestar, Marrëveshja e Partneritetit). WP1 fillon me fillimin e projektit dhe zgjat deri në muajin 5, aktivitetet kryesore të WP krijojnë bazën për zbatimin e WP-ve të mëtejshme të llojit “zhvillim

Zhvillimi

  • WP2 – Hulumtimi i Anketës Bazë

Qëllimi i përgjithshëm i anketës është të identifikojë grupet objekt i anketimit, si dhe të përgatisë përmbajtjen e orientuar drejt nevojave për kurrikulat e dyfishta në zootekni, agrobiznes, si dhe cilësi dhe siguri ushqimore në Kosovë dhe Shqipëri, gjithashtu dhe për të realizuar trajnime gjatë gjithë jetës. Hulumtimi i Anketës Bazë do të implementohet deri në muajin 9, pasi përbën parakushtet për implementimin e WP3 dhe WP4.·

  • WP3 – Ngritja e kapaciteteve dhe materialet mësimore

Paketa e punës përfshin të gjitha hapat për ngritjen e kapaciteteve sipas objektivit, duke filluar nga vlerësimi i nevojave dhe kërkesave specifike, planifikimi i trajnimeve dhe përgatitja e  materialeve, kryerja e përpunimit të materialeve etj., realizimi i shkëmbimeve të ndërmjetme dhe analizimi i rezultateve. Zhvillimi i kapaciteteve i referohet kryesisht stafit që është i përfshirë në realizimin e programeve të reja dhe të përditësuara të studimit, duke përfshirë edhe elemente novatore në E-learning. Prandaj, përmes mobiliteteve parashikohet trajnim i thelluar për tu njohur me përmbajtjet dhe metodat e reja. Kështu, WP3 nxit lëvizshmërinë akademike, si dhe shkëmbimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet universiteteve partnere.·

  • WP4 – Zhvillimi i kurrikulës

WP4 synon përpunimin e dy kurrikulave të studimeve të dyfishta dhe zbatimin e tyre në AUT (Kurrikula e dyfishtë bachelor në Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale si program Alternativ i Studimit) dhe UNIKO (Kurrikula e dyfishtë bachelor në Agrobiznes). Duke marrë parasysh afatin e ri për akreditimin e kurrikulave të brendshme brenda institucioneve pilotuese në tetor 2021, aktivitetet e WP4 në lidhje me zhvillimin e kurrikulave të reja të dyfishta duhet të nisin menjëherë me fillimin e projektit dhe do të finalizohen deri në muajin 10 të projektit. Aktivitetet e WP4 për implementimin e studimeve, zbatimin e shkëmbimeve studentore, si dhe për raportin e vlerësimit për zhvillimin e kurrikulave do të zhvillohen siç ishte planifikuar fillimisht, duke filluar nga muaji 21 i projektit.·

  • WP5 – Pajisjet

WP5 përfshin aktivitete që lidhen me blerjen e pajisjeve. Kur bëhet fjalë për blerjen dhe instalimin e pajisjeve të E-Learning, WP5 përfshin gjithashtu aktivitete për trajnimin e stafit dhe transferimin e njohurive në fushën e e-learning. Për të shfrytëzuar pajisjet e blera gjatë projektit, të gjitha aktivitetet lidhur me specifikimin, blerjen, instalimin dhe inventarizimin e pajisjeve do të finalizohen brenda vitit të parë të projektit.·      WP6 – Miratimi për pilotim dhe akreditimWP6 e cila ka të bëjë me miratimin dhe akreditimin e kurrikulave të reja të zhvilluara, është e lidhur ngushtë me WP2, WP3 dhe WP4. Për shkak të kompleksitetit të tyre, proceseve të miratimit dhe akreditimit u është dhënë WP e tyre e pavarur dhe një drejtues i WP-së në mënyrë që Komiteti Drejtues të ketë monitorim dhe kontroll të drejtpërdrejtë mbi proceset e miratimit dhe akreditimit. Plani i detajuar WP6-do të vërë në funksion procesin, por në hapa të vegjël për t’u monitoruar. Regjistri i Cilësisë do të deklarojë standardet e cilësisë për rezultatet nga WP2, WP3 dhe WP4, si dhe do të garantojë që rezultatet të përputhen me nevojat specifike të hapave të ndryshëm në WP6.

Kryqëzimet

  • WP7 – Elementet e Planit të Cilësisë

Aktivitetet në WP7 synojnë të sigurojnë masat e monitorimit dhe vlerësimit të projektit (M&E) dhe sigurimin e cilësisë (Quality Assurance- QA). Fushat kryesore të synuara janë:6. a) monitorimin dhe vlerësimin e ecurisë së projektit dhe rezultatet e arrira dhe b) përcaktimin dhe zbatimin e standardeve të cilësisë për kurrikulat e reja të zhvilluara, materialet mësimore e-learning, njësitë për të mësuarit gjatë gjithë jetës (LLL) dhe trajnimin e stafit, ku vlerësimi i cilësisë dhe miratimi për programet e hartuara të studimit realizohen në lidhje me procesin e akreditimit në kuadër të WP 6.·

  • WP8 – Shpërndarja e informacionit në lidhje me aktivitetet dhe rezultatet e projektit

Qëllimi i WP8 është të sigurojë që aktivitetet e projektit dhe shfrytëzimi i rezultateve të mbështeten mirë nga informacioni i projektit dhe komunikimi brenda institucioneve pjesëmarrëse dhe më gjerë me palët e tjera të interesuara në Shqipëri dhe Kosovë. Përveç kësaj, një audiencë më e gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare është përfshirë, për sa i përket lidhjes së aktiviteteve të universiteteve me sektorin e biznesit për të lehtësuar bashkëpunimin për zbatimin e suksesshëm të studimeve të dyfishta.

  • WP9 – Menaxhimi i projektit

WP9 realizon koordinimin e projektit, komunikimin brenda partnerëve të projektit, menaxhimin financiar, raportimin dhe menaxhimin e rrezikut. Kjo WP përfshin gjithashtu raportimin zyrtar dhe komunikimin me Agjencinë Ekzekutive. Kjo WP do të synojë gjithashtu ruajtjen e komunikimit transparent dhe profesional brenda konsorciumit dhe me Agjencinë Ekzekutive.