Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë siguron klasë hibride modern dhe platformën e mësimit online Moodle.
Në kuadër të projektit Erasmus+ DualAFS në Fakuletin e Teknologjisë Ushqimore është krijuar infrastrukturë moderne përmes së cilës do të aplikohet mësimi online (e-Learning). Klasa hibride mundëson që studentët të ndjekin leksione nga profesorët e huaj.
Aplikimi i e-Learning me ndihmën e klasës hibride siguron zbatimin e metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies. Përmes platformës së mësimit Moodle si një sistem digjital i cili mundëson krijimin e kurseve, diskutimet dhe detyrat në klasa virtuale do të ndihmoj profesorët të ligjërojnë në mënyrë më efektive dhe vlerësojnë studentët përgjatë semestrit.