Në kuadër të projektit “Dual Curricula ‐ Study and Work Practice in Agriculture and Food Safety (DualAFS)”, trembëdhjetë student të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, nga departamentet: Bioteknologji në Zootekni, Mjekësi Veterinare dhe Teknologji Ushqimore me Bioteknologji kanë përmbyllur mobilitetin në semestrin veror në “Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Savonisë”, Finlandë. Ky projekt kishte për qëllim rritjen e njohurive teorike dhe praktike të studentëve, orientimin e programeve të studimit drejt kurrikulave Duale, sipas përvojave të vendeve të përfshira në projekt dhe ndërlidhjen me tregun e punës. Studentët e vlerësuan këtë mobilitet si përvojë të mirë dhe me përfitime për ngritjen e tyre profesionale.