Ne periudhen 11 deri më 17 nëntor 2023, projekti DualAFS u mundësoi disa profesorëve dhe stafit nga Universiteti Nuertingen-Geislingen (NGU) të jenë pjesë e një mobiliteti të stafit në Kosovë dhe Shqipëri. Prof. Dr. Winter, Ines Maurmann, Sara Goth, Heiko Eßlinger dhe Sara Pfaff udhëtuan në Kosovë dhe Shqipëri. Prof. Dr. Braun iu bashkua udhëtimit në Tiranë, Shqipëri.
Udhëtimin tonë njëjavor në Kosovë e nisëm në Prishtinë. Të dielën, më 12, rektorati dhe stafi i Universitetit të Mitrovicës (UMIB) na treguan laboratorët e rinj për shkencat e ushqimit dhe klasën hibride që ishte arritje e projektit DualAFS dhe tani është në përdorim të përditshëm. Në muzeun e qytetit të Mitrovicës kemi marrë njohuri për historinë dhe kulturën e Kosovës, veçanërisht të Mitrovicës. Rrugës për në Prishtinë ne pamë dy ferma te prodhimit te qumeshtit dhe patëm rastin të bisedojmë me fermerët vendas.
Në Universitetin e Prishtinës (UP) patëm privilegjin të mbajmë disa leksione më 13 nëntor rreth kerkimeve aktuale të projekteve të NGU, që kanë të bëjnë me mirëqenien e kafshëve dhe industrinë bujqësore gjermane. Shkëmbimi me studentë të UP-së ishte i dobishëm për ndërgjegjësimin për dallimet bujqësore dhe agronomike ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.
Në Universitetin Bujqesor te Tiranës (UBT) morëm pjesë në një seminar të quajtur “Zhvillimet në të ushqyerit, blegtorinë dhe mirëqenien e blegtorisë”. Ne i mbajtëm leksionet tona rreth kërkimeve tona aktuale për studentët e veterinarëve nga UPT dhe për veterinerë praktikantë. Gjatë konferencës përfundimtare të projektit DualAFS, ne takuam pjesëmarrës të tjerë të projektit nga universiteti Savonia i Finlandës, Universiteti i Korçës, Shqipëri (UNIKO), UBT, UP, UIBM, NGU dhe partnerë të tjerë të Working Life nga Shqipëria dhe Kosova. Prof. Dr. Braun dha më shumë njohuri në mënyra të ndryshme për përmirësimin dhe integrimin e pjesëve të praktikës brenda kurrikulave të programit Master të Bujqësisë në NGU. Dëgjimi për arritjet e projektit DualAFS, ndikimi dhe sfidat e ardhshme dhe bisedat e frytshme me pjesëmarrësit (ndër)kombëtarë zgjeruan horizontin tonë dhe ishte një përvojë kaq e madhe.
Krahas konferencave vizituam – së bashku me partnerët e tjerë të projektit – varrin e Skënderbeut në Lezhë, një kompani që prodhon nënprodukte shtazore, kalanë e Petrelës në Tiranë, ekspozitën e Apolinisë, një fabrikë të përpunimit të qumështit dhe qytetin e Beratit. Këto ekskursione dhanë njohuri të thella në historinë, kulturën dhe agrobiznesin shqiptar.
Jemi shumë mirënjohës që arritëm ta bëjmë këtë lëvizje të stafit – një falënderim i madh për DualAFS dhe Erasmus+!
Të gjitha përvojat dhe takimet me njerëz nga Kosova, Shqipëria dhe Finlanda ishin të dobishme për ne dhe punën tonë në NGU. Ne presim mundësi të mëtejshme për të punuar dhe për të bërë kërkime të mëtejshme me partnerët në Shqipëri dhe Kosovë në të ardhmen.