Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në kuadër të projektit ERASMUS+ “Kurrikulat DUALE – Studimi dhe Puna Praktike në Bujqësi dhe Siguri Ushqimore (DUAL AFS)”, po qëndrojnë profesorët: Ardita Jahja Hoxha dhe Heli Wahlroos nga Universitet i Shkencave të Aplikuara të Savonisë, Finlandë. Në kuadër të kësaj vizite janë përgatitur vizita të ndryshme në kampusin e Universitetit të Prishtinës, me studentët dhe partnerët lokal me qëllim të thellimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e metodologjisë së mësimdhënies, krijimin e kurrikulave dhe mënyrës së inkuadrimit të praktikave profesionale në programet studimore që ofron Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.