Në kuadër projektit DualAFS, më 15 Maj 2022, Universiteti Nuertingen-Geislingen”, priti për trajnim dhe shkëmbim experience dy lektorët e Universitetit “Fan S. Noli” Korçë.
- Dorjan Marku realizoi mobilitetin në periudhën 15 – 28 Maj 2022, për krijimin e programit të modulit ”Menaxhimi i Zinxhirrit të Vlerës”, i cili do të integrohet në kurrikulën e programit të studimit “Bachelor në Menaxhim Agrobiznesi” pranë Fakultetit të Bujqësisë. Përfshirja e menaxhimit të cilësisë në zinxhirrin ushqimor dhe aplikimi i qasjeve praktike, projekteve dhe rasteve studimore ishin fokusi i trajnimit dhe bashkëpunimit me Prof. Heinrich Schüle and Prof. Juergen Braun.
Gjatë periudhës së mobilitetit, ai takoi dhe bashkëpunoi me partnerë të praktikës në punë (përfaqësues të kompanive) të Universitetit “Nuertingen – Geislingen”, dhe përftoi njohuri mbi mënyrën si grupet e interest me njohuri praktike mund të përfshihen në programet e studimit.
-
- Aldona Minga, ishte pjesë e mobilitetit të realizuar në Universitetin “Nuertingen – Geislingen”, për periudhën 15 – 28 Maj 2022, për krijimin e syllabusit të modulit “Drejtim Financiar”. Krijimi i një moduli sa më aplikativ dhe i përshtatur ndaj nevojave të tregut të punës ishin fokusi i bashkëpunimit të saj me Prof. Fischer.
Gjithashtu, ajo u njoh me rëndësinë që ka inovacioni për kompanitë, njohuritë praktike, mënyrat e promovimit të gjetjeve inovative dhe rolin që duhet të ketë universiteti.