Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Savonia, Finlandë, organizoi lëvizjet me synim trainimin e stafit akademik në periudhën 21 Mars deri 2 Prill 2022. Kjo lëvizje u organizua sipas planifikimit të aktiviteteve të projektit.
Gjatë vizitës në UAS Savonia, stafi akademik nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë pati mundësinë të vizitojë institucione të ndryshme dhe të takohet me kolegë nga fushat e tyre respective të studimit.
Eksperienca e përftuar në aspektin e punës praktike të studentëtve, si dhe lidhjet me fermat dhe bizneset me Universitetin e Savonias ishin mjaft të mira. U realizuan vizita në shkollat profesionale, që përgatisin student për UAS Savonia, gjë që i mundëson studentët të orientohen më shumë drejt praktiks, si dhe të gjenë punë më me lehtësi.
Shumica e fermave që ata vizituan, menaxhoheshin nga studentë të diplomuar në UAS Savonia dhe një pjesë e tyre ndiqnin kurse të vazhduara, për të fituar njohuri të reja në fushën e tyre.
U realizuan takime të rëndësishme me kolegë të fushave të afërta, ku u diskutuan metodat e mësimdhënies, që aplikohen në UAS.
Ata diskutuan mbi përmbajtjen e syllabuseve me theks specifik mbi pjesën praktike që studentët kanë për të kryer në ferma dhe biznese të ndryshme. Për këtë arsye, ata morën pjesë në leksione, por gjithashtu edhe mbajtën vetë leksione për të shkëmbyer eksperiencën në mësimdhënie.
Në lidhje me mësimin, një aspekt i rendësisëm ishte praktika e e-learning. Bashkërisht me studentët dhe kolegët ata vizituan disa fermerë ku patën mundësinë të diskutonin mbi mënyrat e prodhimit dhe menaxhimit të fermave, por gjithashti mbi përfshirjen e studentëve në pjesën praktike. Së fundmi, vlen të theksohet se ishte një kënaqësi e veçantë mënyra e zhvillimit të “trainimit”, e cila do të bëhet më tërheqëse në punën e tyre në të ardhmen.
Një kënaqësi e veçantë ishte të mësoje mbi historinë dhe kulturën finlandeze