Gjatë periudhës 26.09.2022 dhe 01.10.2022 partnerët e projektit DualAFS u takuan dhe morën pjesë në workshop-in dhe takimin e komitetit drejtues të projektit, në Universitetin Fan S. Noli, Korçë. Vëmendje iu kushtua përvojave të shkëmbomeve të stafit akademik midis universiteteve shqiptare dhe kosovare dhe universiteteve partnere të BE- së. Deri tani, një total prej 10 mësuesish nga universitetet në Tiranë, Korçë, Prishtinë dhe Mitrovicë kanë marrë pjesë në shkëmbimet e financuara nga projekti.
Gjatë lëvizshmërisë së tij, specialisti i e-learning Hannu Viitala nga Universiteti Savonia i Shkencave të Aplikuara trainoi stafin akademkik të universiteteve në Shqipëri dhe Kosovë, mbi përdorimin e pajisjeve e-learning dhe metodave të mësimdhënies. Disa nga universitetet e përfshira në këtë projekt janë të paisura me paisje të të mësuarit elektronik dhe ajo që është mësuar në teori u aplikua direct në praktikë (Ju mund të lexoni më shumë mbi eksperiencën e Hannu Vitala në një postim të veçantp në zërin “Lajme dhe Aktivitete”
Në një diskutim në një tavolinë të rumbullakët në 28 Shtator 2022, në të cilën morën pjesë grupe të ndryshme interesi, u mundësua adresimi i nevojës së studimeve të orientuara drejt praktikës, si dhe bashkëpunimi i ngushtë midis partnerëve të universiteteve dhe të partnerëve nga sektori i tregut të punës. Pjesëmarrësit shprehën interesin e tyre për punonjës të kualifikuar në sektorin e bujqësisë. Në tërësi, objektivat e projektit DualAFS u mirëpritën nga pjesëmarrësit dhe u shpreh gatishmëria e partnerëve të praktikës për të marrë pjesë në zbatimin e pjesës praktike nga ana e studentëve. Një video klip i shkurtër i Diskutimit të Tryezës së Rrumbullakët mund të shihet ketu.
Përveç kësaj, konsorciumi mori pjesë në disa aktivitete të ndryshme, midis të tjerave, Qendrën për Transferimin e Teknologjive Bujqësore, Korçë (27.09.2022), fabrikën e birrës Korçë (28.09.2022) dhe gjithashtu vlen të përmendet dhe një edukim kulturor i pjesëmarrësve përmes një udhëtimi studimi në Voskopoje (30.09.2022).
Në kuadër të projektit së shpejti do të realizohet dhe një shkëmbim i stafit akademik dhe dhe studentëve nga të gjitha universitetet pjesëmarrëse.
Informacione sa më sipër do të gjenden shumë shpejt nën titullin “Lajme & Aktivitete”.