Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Rektori i Hochschule für Wirtschaft und Umwelt Nürtingen-Geisslingen (HfWU), Prof. Dr. Andreas Frey, nënshkruan një marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit midis dy universiteteve.
Delegacioni i Rektorit të UBT, me antarë të Rektoratit dhe profesorë të fushës së bujqësisë dhe mjedisit, vizitoi HfWU dhe pati mundësi të njihet nga afër me programet e studimit të intergruara me praktikën dhe me kërkimin e aplikuar në fushën e bujqësisë e mjedisit në këtë universitet.
Në kuadër të një projekti Erasmus plus CBHE, i cili udhëhiqet dhe koordinohet nga HfWU, në bashkëpunim me UBT dhe universitete të tjerë partnerë nga Shqipëria dhe Kosova, po reformohen programet e studimit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, me qëllim integrimin e tyre me praktikën. Për rrjedhojë janë zhvilluar dhe po zbatohen dy programe studimi në UBT dhe Universitetin e Korçës.
Rektori Sallaku me delegacionin e tij vizituan edhe Institutin e Mekanizimit të Bujqësisë, Stacionin Eksperimental të HfWU. Ata u njohën nga afër me drejtimin e studimit nga ekonomia e qëndrueshme e bujqësisë dhe ushqimit, si dhe me mësimdhënien e kërkimin shkencor në fushën e zooteknisë në HfWU.