BE më datat 11 dhe 12 tetor 2022 organizoi ditët e rinisë, ku u zhvilluan një sërë ngjarjesh të orientuara drejt rinisë të quajtura “BE për Ditët e Rinisë”. Projekti DualAFS u zgjodh të paraqitet në një stendë të veçantë në Dhomën e Europës. Aktivitei u çel nga Ambasadorja e BE, Znj. Christine Hohmann, e cila së bashku me delegacionin vizitoi të gjithë stendat e pjesëmarrësve. Në aktivitet morën pjesë gjithashtu nxënës të shkollave të mesme, studentë të universiteteve, të rinj profesionistë të cilët paten mundësinë të vizitonin stendat dhe të bashkëbisedonin me të gjithë pjesëmarrësit. Aktiviteti u organizua në katër sesione informuese (i) studimet në Bashkimin Europian, (ii) lëvizshmëria dhe programet e shkëmbimit, (ii) Kërkim, inovacion, programet e asisytencës së BE-së për studime novatore; (iii) punësimi I të rinjve, përfshirja sociale, pjesëmarja dhe mundësitë e barabarta, (iV) njohja me persona pas vitit Europian për Rininë & Tirana-Kryeqyteti për rininë europiane.
Në veprimtarinë e zhvilluar morën pjesë, Prof. Lumturi Papa, Prof, Anila Hoda, Prof. Enkelejda Sallaku të cilat informuan të interesuarit mbi programet e studimit të riorganizuara në kuadër të këtij projekti, mundësitë e formimit teorik dhe sidomos praktik të të rinjve, si dhe për mundësitë e punësimit. Informacioni u bë i njohur jo vetëm permes posterit të DualAFS, por edhe permes prezantimit në PPT, ku pjesëmarrësit u njohën me partnerët e projektit, investimet e bëra drejt krijimit të klasave hibride dhe përmirësimit të laboratorëve mësimorë në UBT falë mbështetjes të projektit DualAFS, financuar me fondet e BE në kuadër të programit Erasmus Plus, “Ngritje e Kapaciteteve”. Pjesëmarrësit u njohën me trainimet e bëra nga Hannu Vitala për përdorimin e teknikave dhe mjeteve të të mësuarit elektronik dhe në distance, si një nevojë e kohës, tashmë një realitet në UBT. Të rinjët e interesuar u informuan dhe për mundësitë e formimit praktik, përmes “learning by doing” që ofrojnë programet tona të studimit, si dhe në mënyrë të veçantë për mundësinë e kryerje së studimeve nga ana e tyre për një semester në Universitetin SAVONIA, të shkencave të aplikuara, Finlandë.
Ambasadoria e BE, Znj. Christine Hohmann, gjatë ndalesës në stendën e DualAFS, vlerësoi investimin në drejtim të edukimit të të rinjve, konkretisht në shkencat bujqësore, orientimin e tyre sipas nevojave të tregut të punës dhe veçanërisht përdorimin e metodave të të mësuarit në distance, si dhe theksoi kohën e bujqësisë digitale.