Përfaqësuesit (Skender Muji dhe Alltane Kryeziu) e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, marrin pjesë në Kongresin Botëror ISAE 2022, të mbajtur në Ohër, Maqedoni të Veriut. Në këtë Kongres u prezantuan qëllimi dhe të arritura e Projektit DualAFS, të financuar nga Komisioni i Bashkimit Evropian.
Gjatë prezantimit të posterit me titull ”Initiation of University dual study programs in field of animal sciences in Albania and Kosovo (Erasmus+ DualAFS)“, pati diskutime të shumta me përfaqësues të universiteteve të ndryshme në rajon dhe më gjerë, rreth statusit, vlerës dhe atributit të Dual Curriculës.