Anëtarët e konsorciumit të projektit u takuan në Iisalmi, Finlandë, në periudhën 20-25 Mars 2022, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, Savonia për të diskutuar hapat në vijitmtë projektit dhe për të shkëmbyer ide të vlefshme rreth zbatimit të fazave praktike të trajnimit në studime dhe përdorimin e teknologjive të e-learning në mësimdhënien e përditshme.
Gjatë 5 ditëve, konsorciumi i projektit u prit nga stafi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara Savonia. Dita e parë iu kushtua shpërndarjes së rezultateve të “Studimit Bazë” të kryer nga projekti, i cili, ndër të tjera, shqyrton opinionet e palëve të interesuara nga sektorët publikë dhe privatë mbi temën e mësimdhënies së orientuar nga praktika në universitete. Përfundime të rëndësishme qenë se punëdhënësit e mundshëm në sektorin bujqësor në Shqipëri/Kosovë dëshirojnë që të diplomuartit të kenë aftësi të mira IT, në gjuhë të huaja dhe aftësi praktike. Këto kërkesa mund të përmbushen shumë mirë në projektin DualAFS nëpërmjet lëvizshmërisë së studentëve, trajnimeve të stafit, bashkëpunimit të universiteteve dhe partnerëve të praktikës, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët evropianë (Savonia/NGU).
Një pjesë e rëndësishme e takimit të komitetit drejtues, ishte vetë-vlerësimi i veprimtarive të kryera të projektit. Një shqyrtim i tillë bëhet rregullisht dhe udhëhiqet nga ekspertë nga partnerët evropianë (Savonia/NGU). Qëllimi është të nxisë pikat e forta të bashkëpunimit të projektit, por edhe të identifikojë vështirësitë që mund të trajtohen dhe të përmirësohen në periudhën e ndjekjes. Një administrim i tillë cilësor mundëson që objektivat e përcaktuara të arrihen me efektshmëri.
Në program përfshihej gjithashtu një udhëtim studimi në Ponsse (prodhues i makinerive pyjore) dhe një vizitë në kampusin e Kuopios. Këtu u diskutuan mundësitë për bashkëpunim midis partnerëve të industrisë dhe universiteteve dhe u bë e qartë rëndësia e bashkëpunimit midis partnerëve nga sektori I bujqësisë, universitetit dhe industrisë.