Në kuadër të projektit DualAFS – “DUAL Curricula – Study and Work Practice in Agriculture and Food Safety” nga data 24 – 29 Shtator 2023 u organizuan aktivitetet e mëposhtme:
- Trajnimi “Mentorimi Digjital” i cili u mbajt nga Profesori Hannu Viitala, Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Savonisë, Finlandë. Ky trajnim ofroi koncepte të aplikimit praktik të teknologjisë për të mbështetur mësimdhënësit sipas nevojave të tyre në planifikimin, dizajnimin, testimin, zbatimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të strukturës dhe përmbajtjes së kursit ose metodave dhe mjeteve të përdorura në mjedisin e mësimit elektronik.
-
- Punëtoria “Metodat e mësimdhënies së orientuar drejtë jetës së punës” të cilën e zhvilloi Kaisa Hyvönen nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Savonisë, Finlandë. Ky seminar u orientua në bazat teorike dhe aplikimet praktike të koncepteve të mësimdhënies të orientuara drejt jetës së punës. Dita e parë dha një kuptim solid të këtyre koncepteve ndërsa dita e dytë u fokusua në zbatimin e tyre në botën reale,
Trajnimi u zhvillua në ambientet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” ndërsa punëtoria u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Këto aktivitete u organizuan në mënyrë jashtëzakonisht profesionale, por të gjithë informacioni që u nda me ne, na dhanë një perspektivë të re. Po ashtu materiali i ofruar dhe diskutimet që u zhvilluan ishin shumë motivuese dhe e bënin shumë të lehtë kuptimin e konceptit e trajnimit dhe punëtorisë.
Në emër të të gjithëve që ishin pjesëmarrës të trajnimit “Mentorimi Digjital” dhe punëtorisë “Metodat e mësimdhënies së orientuar drejtë jetës së punës” i falënderojmë stafin e Universitetit të Savonisë që e ndanë përvojën e tyre të shkëlqyer mësimore, me të gjithë ne. Me të vërtetë na kanë mbushur me shpresë se Universiteti Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Universiteti Bujqësorë i Tiranës dhe Universiteti i Korçës “Fan S Noli” kanë një potencial të shkëlqyer për zhvillim dhe ndërkombëtarizim.
Gjithashtu, në vizitë kishim edhe Prof. Kati Partainen nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Savonisë, Finlandë, e cila zhvilloi shumë takime me palë të interesit për ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e bujqësisë në Kosovës.