Më 7 shkurt 2022, ambasadori i BE-së në Shqipëri z. Luigi Soreca zgjodhi Universitetin “Fan S. Noli” për të nisur fushatën për bujqësinë dhe zhvillimin rural “Europe is Here 2.0” në prani të Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Frida Krifca, si dhe të pedagogëve dh e studentëve. Gjatë kësaj vizite ai u prit nga autoritetet drejtuese të universitetit, ku u njoh me disa nga projektet e zhvilluara në kuadër të Programit ERASMUS +. Ai vizitoi disa nga qendrat e ngritura në Universitetin Fan S. Noli dhe mori pjesë në inagurimin e Klasës Hibride të implementuar në këtë universitet nga projekti “DUALAFS” Nr. 619178-EPP-1-2020-1-DE-EPPKA2-CBHE-JP,të koordinuar nga Universiteti Nuertingen-Geislingen, Gjermani. Klasa Hibride u projektua me ndihmën e Universitetit të Shkencave të Aplikuara Savonia, Finlandë. Ambasadori, z. Soreca, i shoqëruar edhe nga ministrja, z. Krifca, u njohën me mënyrën e funksionimit të Klasës Hibride, ku biseduan edhe online me studentët për herë të parë gjatë inagurimit, duke i uruar atyre suksese gjatë sezonit të provimeve.
Ju mund te ndiqni videon ketu.